Një shpërthim është regjistruar në një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen Liri, të Fierit. Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetem dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe te policisë për të zbardhur rastin. Mësohet gjithashtu se kjo ngjarje ka shkaktuar panik tek banorët përreth pallatit.





