Autoritetet shëndetësore në Itali njofuan se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer rreth 52 mijë testime, nga të cilët 1,108 persona rezultuan pozitivë me koronavirus.

Gjithashtu në 24 orët e fundit u regjistruan dhe 12 viktima të tjera për një bilanc total humbjesh jete prej 35,553.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 223 persona u shëruan nga koronavirusi, ndërsa 32,993 të tjerë janë ende aktivë.

Rritje pati dhe shtrimi i pacientëve në repartet e terapisë intensive, ku raportohet se aktualisht marrin ndihmë më të specializuar 142 persona./