Kylian Mbappe ka zbuluar se një ditë synon të luajë në Serie A, pasi është tifoz i Milanit si fëmijë.
Superylli francez pritet të transferohet këtë verë te Real Madridi, pasi konfirmoi se do të largohet nga PSG kur t’i skadojë kontrata muajin e ardhshëm.
25-vjeçari ka folur më parë për ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin, por ai i tha Sky Sports se ai gjithashtu do të dëshironte të luante për AC Milan në të ardhmen.
“Kur isha fëmijë, kam qenë tifoz i Milanit dhe gjithmonë kam thënë se një ditë do të luaja për ta. Unë gjithmonë e shikoj Serie A dhe çdo ndeshje të Milanit, sepse familja ime dhe unë kemi qenë gjithmonë tifozë. Seria A është një kampionat i madh dhe vitin e ardhshëm ata gjithashtu do të kenë më shumë ekipe se çdo tjetër në Champions League, ndoshta do të përballem me disa prej tyre”, tha Mbappe.
Milan është skuadra e dytë më e suksesshme në historinë e Champions League, pasi e ka ngritur trofeun e famshëm në shtatë raste, 7 më pak se Real Madridi, që do të luaj të shtunën në finale kundër Borussia Dortmund në Wembley.
25-vjeçari pranoi se i dhemb zemra për largimin nga Parisi, ndërsa përgatitet për lëvizjen e tij të pritshme në Real Madrid.
“Kam menduar shumë për vitet e fundit. Duke thënë se mbaroi, më dhemb pak zemra. Atë që kam pasur këtu, nuk do ta gjej askund tjetër. Ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme dhe një sezon i mrekullueshëm. Shpresoj që fëmijët të vazhdojnë ta shikojnë PSG-në. Ne jemi përpjekur t’i emocionojmë njerëzit, t’u japim të rinjve mundësinë për të luajtur për PSG-në. Shpresoj se më shumë të rinj do të duan të lënë gjurmën e tyre këtu”, tha Mbappe, që largohet si golashënuesi i të gjitha kohërave i PSG-së me 256 gola në 308 paraqitje gjatë një periudhe shtatëvjeçare.





