Barcelona ka prezantuar sot Hansi Flick, i cili do të të jetë trajneri i tyre për dy vitet e ardhshme.

Ai do të bëhet tekniku i tretë gjerman në histori që drejton katalanasit.

“Duke sjellë Hansi Flick si trajner, FC Barcelona ka zgjedhur një njeri të mirënjohur për presionin e lartë, stilin intensiv dhe të guximshëm të lojës së ekipeve të tij, i cili i ka sjellë atij sukses të madh në nivel klubesh dhe ndërkombëtare, duke fituar pothuajse gjithçka që ka për të fituar në bota e futbollit”, thuhet në njoftimin e katalanasve.

Vonesa në njoftimin zyrtar ndodhi për shkak se Barcelona dëshironte të ndërpriste përfundimisht marrëdhëniet me Xavi Hernandez përpara se prezantonte Flick.

Të martën u raportua se Xavi do të hiqte dorë nga rreth 12 milionë euro që i takonin për vitin e fundit të marrëveshjes së tij, por do të rikuperoj 2.5 milionë euro që pagoi nga xhepi i tij për të nënshkruar për klubin nga Al-Sadd.

Sipas AS, emërimi i Flick konsiderohet si gjithçka ose asgjë për Laportan, me rrethin e tij të ngushtë që pranojnë se nëse shkon keq, atëherë Laporta ka të ngjarë të largohet nga klubi në zgjedhjet e 2026.

Nëse shkon mirë, atëherë ai do të kërkojë të kandidojë për një mandat të katërt.