A keni dëgjuar ndonjëherë për metodën e famshme ushtarake që ndihmon njerëzit të bien në gjumë brenda pak minutave?
Teknika u zhvillua nga ushtria amerikane, kryesisht për pilotët luftarakë që kanë nevojë maksimal të reflekseve të tyre dhe për ata në luftime aktive që duhet të jenë në gjendje të bien në gjumë në situata të zhurmshme dhe stresuese.
Në mënyrë që të bini në gjumë brenda pak minutash, duhet të rehatoheni dhe të përqendroheni në frymëmarrjen tuaj. Pasi ta keni mbizotëruar atë pjesë, mund të relaksoni ngadalë të gjithë trupin tuaj nga skalpi e poshtë duke filluar nga balli dhe tiparet e fytyrës. Bëni më të mirën për t’u siguruar që të mos jeni të tensionuar dhe t’i relaksoni krahët në të dyja anët.
Imagjinoni një ngrohtësi që përhapet nga koka juaj në majë të gishtave, pastaj vazhdoni në gjoks dhe merrni frymë thellë për ta relaksuar atë pjesë, përpara se të vazhdoni të relaksoni stomakun, kofshën, këmbët dhe shputat. Ndjesia e ngrohtë duhet të imagjinohet nga zemra deri te gishtat e këmbëve. Për të rënë në gjumë, mendja juaj në mënyrë ideale duhet të pastrohet nga çdo faktor stresues.
Imagjinoni veten diku në një vend të qetë, jeni shtrirë në një varkë në një liqen të qetë. Nëse ndjeni se ndonjë mendim po kalon në kokën tënde, atëherë për 10 sekonda thojini vetes, “mos mendo, mos mendo”. Pas kësaj, ju mund të bini në gjumë. Ndërsa ne flemë, truri i nënshtrohet një pastrimi të madh për të asgjësuar produktet e mbeturinave qelizore të grumbulluara gjatë ditës. Lëngu cerebrospinal, një lëng që furnizon sistemin nervor kujdeset për të, në një punë që gjatë natës lehtësohet.
Është një nga gurët themelorë të neuroshkencës, i cili duket se shpjegon pse, në mungesë të gjumit, ne luftojmë për të kujtuar apo edhe për të koordinuar lëvizjet. Në studimin e publikuar në “Nature Neuroscience”, një grup neuroshkencëtarësh nga Imperial College London ndoqën lëvizjet e lëngut cerebrospinal në trurin e minjve në tre faza të ndryshme; kur kafshët ishin zgjuar dhe aktive, kur flinin dhe kur ishin nën anestezi të përgjithshme.