Deputeti opozitar, Tomorr Alizoti ka marrë fjalën në Kuvend ku nuk i kurseu as emocionet dhe përjetimet personale teksa foli për çështjen e të dënuarve, vrarëve dhe internuarve gjatë periudhës së komunizmit. Gjatë fjalës së tij, Alizoti pati dhe replika me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla.

Në fund të fjalës, Alizoti nga foltorja i kërkoi kolegëve të tij të mbanin një minut heshtje për të nderuar viktimat e komunizmit dhe ata që mbetën pa varre.

“Komunizmi prodhoi banalitet, ju prodhoi juve! Ju jeni banaliteti i Shqipërisë, Kolegë të nderuar kush e ndjen 1 minut heshtje për ata që janë pa varre dhe i vrau komunizmi. Ju ftoj kolegë të nderuar”, tha Alizoti.