Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu ka reaguar sot lidhur me pretendimin e kryeministrit austriak, Sebastian Kurz se “Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”
“Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, shkruan në Twitter Çavuşoğlu, i cili ka cituar lajmin e Euronews.
Sipas lajmit të Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane “Handelsblatt” ku pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se “përdor refugjatët si armë”.