Manchester City mund të synojë të blejë sulmuesin e Real Madridit, Rodrygo këtë verë, pas lavdërimeve të tij të fundit për kampionët e Premier League.

“Qytetarët” u eliminuan nga Champions nga gjigantët e Realit, të cilët kanë shansin për të fituar Kupën e 15-të Evropiane të shtunën kundër Borussia Dortmund në Wembley.

Përpara ndeshjes, braziliani reflektoi mbi ecurinë e Los Blancos në finale dhe e lavdëroi Cityn, duke i cilësuar ata si skuadra më e mirë në botë.

Ky koment i parakohshëm ka ndezur spekulime se 23-vjeçari mund të shkëmbejë Bernabeun për Etihad, megjithëse, sipas Marca, Rodrygo dëshiron të qëndrojë me “Los Blancos”.

Gazeta spanjolle raporton se City ndërkohë, po vlerëson situatën e tij në klub, pasi me afrimin e Kylian Mbappe do të ketë më pak hapësir për brazilianin.

Rodrio ka luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Real këtë sezon, duke shënuar 17 gola në të gjitha garat dhe duke dhënë nëntë asiste. Ai është golashënuesi më i mirë i klubit në Champions së bashku me Vinicius Jr.

Ai nënshkroi në nëntor një zgjatje të kontratës me Realin që mban në klub deri në vitin 2028. Por ardhja e pritshme e Kylian Mbappe këtë verë ka vënë në dyshim nivelin e tij të përfshirjes në ekip sezonin e ardhshëm.

Rodrygo është vendosur në një pozicion qendror për shumicën e ndeshjeve, me Vinicius në pozicionin e tij të preferuar në të majtë.

Vendndodhja e anësorit nuk ka gjasa të ndryshojë me ardhjen e Mbappe, duke bërë që shumë të arrijnë në përfundimin se Rodrygo do të jetë lojtari që do të sakrifikohet për afrimin e superyllit francez.