Deputetja demokrate Albana Vokshi, ka njoftuar me hidhërim ndarjen nga jeta të babai të saj mbrëmjen e sotme. 

Përmes një postimi në rrjete sociale Vokshi njofton se përcjellja për në Tufinë do të bëhet në orën 15:00 nga shtëpia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAK-u”.

Postimi i Vokshit:

Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur Sadik Vokshi.

Shembull i përkushtimit dhe dashurisë për familjen. Kujtimet, mësimet, dashuria e tij do të mbeten përgjithmonë me ne.

Pusho në paqe, bab! 🙏🙏

Përcjellja për në Tufinë bëhet, ditën e djelë, në orën 15:00 nga shtepia funerale “Parajsa”, te Rruga Kavajës, ish NSHRAKu.