Një pushues rreth 75-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Velipojës këtë të diel.

Mësohet se viktima ka shfaqur probleme shëndetësore pasi kishte hyrë në ujë.

Pavarësisht se u nxor i gjallë në breg, ai ka ndërruar jetë pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Shkodrës ku do të përcaktohet shkaku i vdekjes.