30-vjeçarja Amanda Nunes në Belford Roxo të Brazilit, shkoi për të blerë diçka në një tezgë ushqimi por asgjë nuk shkoi siç pritej.

Nunes është tallur nga një çift dhe vajza e tyre te vendi ku shkoi për të blerë ushqim. Teksa Amanda dëgjon talljet për peshën e saj, shkon për të debatuar e revoltuar me familjen të cilët e kishin vënë nën shënjestër.

Burri ngrihet dhe e qëlllon më shpullë, e pasi sherri degradon nxorri armën dhe e qëlloi atë në fytyrë duke i marrë jetën 30-vjeçares, raportojnë mediat vendase duke shtuar se autoritetet po punojnë për hetimin e ngjarjes.