Kryebashkiakja Emirjana Sako, e shoqëruar nga deputeti Fidel Ylli, kanë ndjekur nga afër punimet për riparimin e banesave individuale te familjet që kanë përfituar nga granti i rikosntrukisonit në njësinë administrative Ishëm.
Teksa postohen disa foto nga takimi në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës në Facebook, bëhet me dije se shumë shpejt fillon dhe rindërtimi i banesave.
“904 familje në bashkinë e Durrësit do të përfitojnë banesa të reja individuale, shumë më të mira se ato që kanë patur më parë dhe me standarte të larta.”, shkruhet më tej në postim.





