Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar i cili teksa drejtonte makinën pa leje drejtimi, ka goditur shtyllën elektrike dhe për pasojë është lënduar pasagjeri.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.15 të Durrësit ndërsa mësohet se i lënduari është në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin: V.D., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike, e për pasojë është dëmtuar pasagjeri në atë mjet i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





