Dy aksidente kanë ndodhur në orët e pasdites në kryeqytet, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksidentin e parë janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë, kurse në aksidentin e dytë një veturë ka goditur një këmbësor.
“Sot rreth orës 16:30, në rrugën ‘Afrim Zhitia’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

“Rreth orës 17:20 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një këmbësor”, tha Ahmeti.