Mediat kosovare kanë raportuar për një grabitje me armë në qendër të Prishtinës ditën e sotme ku është grabitur me armë një pikë e këmbimit valutor.
Ngjarja ka ndodhur në venin e njohur si ‘Rruga e Vushtrrisë’, tek ish-Gjykata e Qarkut, dhe grabitësit kanë marrë paratë dhe janë larguar.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri, teksa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes në rëndë.