Numërimi mbrapsht ka nisur, nga 14 qershori do të nisë turneu më i dashur në Kontinentin e Vjetër, “Euro 2024”.

Tabloidet më prestigjoze sjellin detaje dhe informacione nga më të ndryshmet lidhur me Europianin.

Po a jeni kurioz për të mësuar se kush janë trajnerët më të pagur në Europian dhe sa arkëton tekniku brazilian i Shqipërisë?!

Sipas “Finance Football”, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, paguhet 750 mijë euro në vit dhe mban vendin e 16-të në këtë klasifikim me 24 teknik.

Kundërshtarët e tij në Grupin B, paguhen shumë më tepër. Luciano Spalletti i Italisë është i gjashti me 3 mln euro në vit, Zlatko Dalic i Kroacisë renditet në vendin e 11 me 1.5 mln euro dhe La Fuente i Spanjës i 13 me 1 mln 250 mijë euro.

Në këtë renditje janë përfshirë vetëm trajnerët e ekipeve kombëtare, që do të marrin pjesë në Euro 2024.

Inline image

Në krye të listës qëndron trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, i cili është tekniku më i paguar i ekipeve kombëtare me një pagë vjetore prej 5.8 milionë euro.

Pas tij qëndron trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann, i cili fiton rreth 4.8 milionë euro në vit, në podium ngjitet edhe Roberto Martinez i Portugalisë me 4 mln euro.

Më pas vjen Didier Deschamps i Francës me 3.8 mln euro dhe “top 5” mbyllet me Louis van Gaal të Holandës që arkëton 3 mln euro.