Britania e Madhe regjistroi 1,813 raste të reja me koronavirus të shtunën. Numri i rasteve ditore arrinin rreth 1.000 në ditë për pjesën më të madhe të gushtit, por kanë filluar të rriten ditët e fundit.

Ndërkohë numri më i lartë i të infektuarve ishte të premten ku u regjistruan 1,940 të infektuar.

Kapaciteti i testimit të Britanisë është rritur gjithashtu që nga kulmi i valës së parë në fillim të këtij viti. Ndërkohë ministri britanik i shëndetësisë pohoi se deri në fund të vitit do të realizohet testimi masiv i popullsisë.