Klubet e Premier League kanë votuar pro sistemit VAR në kampionatin anglez.

Drejtuesit e klubeve u thirrën të shprehnin qëndrimin e tyre pas propozimit të Wolves për të heq sistemin teknologjik duke filluar nga sezoni i ardhshëm, megjithatë shumica ishte kundër.

Përdorimi i VAR-it ka krijuar polemika në të gjithë futbollin britanik që nga prezantimi i tij.

Ashtu siç pritej, në prag të votimit, 14 votat e nevojshme për heqjen e VAR-it nuk u arritën.

Prandaj, VAR-i do të mbetet në fuqi për sezonin 2024-2025. Klubet e Premier League-s kanë të drejtën të propozojnë ndryshime rregullore, por çdo propozim i tillë kërkon një shumicë prej dy të tretave (deri në 14 nga 20 klube) për t’u aprovuar.

Megjithatë, klubet ranë dakord që ndihma teknologjike duhet të përmirësohet, duke identifikuar gjashtë pika, të cilat, me bashkëpunimin e të gjitha palëve të përfshira, do të adresohen.

Klubet kërkuan që:

·       VAR duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të ketë më pak ndërprerje të lojës

·       Zvogëlim për vonesat e lojës me futjen e offside-it gjysmë automatik

·       Në stadium duhet të njoftohet ndryshimi i një vendimi pas VAR-it, duke ofruar përsëritje në ekranet e mëdha kur është e mundur

·       Shpejtësinë në vendimmarrje

·       Rritja e transparencës dhe komunikimit në VAR

·         Fushatë komunikimi për të qartësuar rolin e VAR-it për pjesëmarrësit dhe tifozët