Përplasen dy automjete në rrugën e Rinasit, dyshohet për një të plagosur.
Dy automjete janë përplasur pak minuta më parë, ndërsa një nga drejtuesit e mjeteve ka mbetur i lënduar.
Fotografi Denis Simaku raporton se përplasja mes dy mjeteve tip Peugeot dhe Benz ka qenë ballore, ndërsa makinat po lëviznin në drejtime të kundërta.
Policia Rrugore ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





