Nuk ka surpriza në listën prej 26 lojtarësh të Spanjës, që do të përfaqësojnë iberikët në finalet e Euro 2024.
Trajneri De la Fuente i ka besuar grupit të Real Sociedad, duke marrë 5 lojtar nga ekipi bask.
Befsi mund të quhet vetëm lënia jashtë e 17-vjeçarit Pau Cubarsi, që shkëlqeu këtë sezon te Barcelona. Gjithashtu edhe Marcos Llorente dhe Aleix García nuk u preferuan.
De la Fuente i beson bllokut të Sociedad, i cili do të jetë shumica tani, pasi Barcelona mbeti me 4 përfaqësues, një më shumë se Real Madridi, ndërsa Athletic Bilbao ka tre lojtarë.
Lista përfundimtare me 26 lojtarë është si më poshtë:
Remiro, Unai Simón, Raya, Navas, Carvajal, Vivian, Le Normand, Laporte, Nacho, Grimaldo, kukureja Cucurella, Zubimendi, Rodri, Merino, Fabián, Pedri, Dani Olmo, Baena, Fermín, Lamine Yamal, Nico Ëilliams, Oyarzabal, Ayoze Pérez, Morata, Joselu, Ferrán Torres.
Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll e zbuloi listën në një mënyrë origjinale duke bashkëpunuar me Rafael Nadal, sportistin më të mirë spanjoll në histori.
Nadal, fituesi i 22 titujve të Grand Slam, ftoi miqtë dhe të afërmit e secilit prej lojtarëve të thirrur në mënyrë që ata vetë të zbulonin emrin e futbollistit që do të udhëtojë me Spanjën drejt Gjermanisë.





