Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e kësaj të shtune në Sarandë. Një 37-vjeçare, banore në lagjen nr 4, është vetëhelmuar dhe është nisur me urgjence me helikopter drejt Tiranës.

Fatkeqësisht 37-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës. 37-vjeçarja nga Saranda punonte si ekonomiste, ndërkohë që ishte ndarë nga bashkëshorti.

Ky i fundit pas divorcit me vendim gjykate kishte marrë vajzën e tyre 12-vjeçare në Itali dhe policia bën me dije se ky ishte dhe shkaku i veprimit ekstrem të 37-vjeçares.