Një 52-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptojë punonjësin e policisë duke i ofruar 5000 lekë të rinj.
Shtetasi A.H u ndalua në rrugën “Siri Kodra” në kryqeytet pasi gjatë kontrollit policor, u verifikua se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit.
“Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen e verifikuar, ky shtetas u ka ofruar agjentëve verifikues një kartmonedhë me prerje 5000 lekë të rinj, me qëllim shmangien e penalitetit për shkeljen e konsumuar, në këto kushte, nga efektivët e policisë rrugore të kryeqytetit është bërë kapja në flagrancë për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, informon policia.
Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komsiariatin Dixhital cdo shkelje të Kodit Rrugor.





