Një shofer autobusi që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Në pranga ra S.S., 44 vjeç, banues në Xhafzotaj.
Ai u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin autobus, në gjendje të dehur në masën 0.75 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.





