Një çift shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi tentoi të trafikonte një sasi droge drejt Turqisë.
Burrë e grua me origjinë shqiptare u kapën në zonën e Evros duke udhëtuar me makinë. Bashkë me ta ishte edhe fëmija i mitur i çiftit, të cilët e kishin marrë me vete për të mos ngjallur dyshime se në makinë kishin fshehur edhe drogë.
Por policia greke kishte informacion për këtë rast, duke bërë ndalimin e automjetit të shqiptarëve. Brenda makinës u gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të makinës 31.5 kg kanabis të papërpunuar.
Droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët u arrestuan për akuzën e trafikut të drogës.





