Kapiteni Berat Gjimshiti beson se Shqipëria mund të bëjnë mrekullinë në Europian.

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, mbrojtësi që aktivizohet me Atalantën u shpreh se Shqipëria e respekton Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojë.

“Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë. Nëse marrim rezultat pozitiv kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën kampionë të Europës. Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.