Policia ka ndërmarrë një aksion gjatë mbrëmjes, ku ka arrestuar një grua, e cila rezultonte e shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për terrorizëm.
Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Interpolin kanë bërë shoqërimin e gruas, identiteti të të cilës nuk dihet ende. Mësohet se gruaja jetonte në Tiranë dhe ishte nënë e tre fëmijëve.
Dyshohet se ajo ka qenë pjesë e një grupi radikal në shtetin fqinj ku pritet të ekstradohet pas disa ditësh e ku do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzat e ngritura.





