Teksa po prezantohet platforma digjitale Kombëtare e Turizmit TEA, kryeministri Edi Rama u pranishëm në këtë event tha se turizmi është përmirësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se transformimi i vendit është i pakthyeshëm.
Sipas tij deri në vitin 2030, Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit.
“Dua të mos ju lodh me shifra, por një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju se është një shifër e paimagjinueshme jo deri shumë vite më parë, shumë kuptim plotë për atë që po përpiqemi të bëjmë.
Monumentet historike dhe sitet arkeologjike vetëm në katërmujorin e parë të vitit janë vizituar nga 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona kombëtare janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë.
Janë shifra marramendëse, duke pasur parasysh ku jemi nisur, por nga jemi nisur është më pak e rëndësishme për ne, e rëndësishme është ku duam të shkojmë. Ndaj jemi kemi fiksuar edhe vitin 2030 si një pikë ku jo vetëm transformimi i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, po ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit“, tha Rama.