Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i është përgjigjur kërkesës së profesionistëve të lirë, që “i duan taksat sa Erion Braçe”.

Sipas deputetit, këta protestues “janë injorantë që nuk dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto”. Madje “të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare, paguanin zero lekë tatim mbi lekët”, shkruan Braçe në një postim në rrjetin social “Instagram”.

“Hahahahaahahahaahahahaha Ooooooooooooooooooooo Zooooooooooooooooooot

Të njëjtët idiotë që bëjnë të njëjtën gjë.

Nuk duan të hyjnë në provime apo duan t’i marrin qyl, dalin e thonë “I duam tarifat sa Erion Braçe”;

Janë rritur e kanë marrë një copë letër, dalin e thonë “Duam lekë sa Erion Braçe”;

Kalojnë nja dy vite dhe një e shumë plehra i japin letra profesionisti, dalin e thonë “Lekët i duam, taksat s’i duam”;
Pastaj i rrahin dashnorët që kanë mend ca më shumë dhe ndërrojnë mendje, dalin e thonë “I duam taksat sa Erion Braçe”!

Në fakt, të njëjtët injorantë nuk dinë që nuk kishin tatim fare, paguanin zero lekë tatim mbi lekët, ose siç çdo injorant me shkollë thoshin “paguajmë tatime ne, ja paguajmë dritat, ujin”.

Oooooooooo Zooooooooot, e kuptoni kush ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese? Profesionistë që nuk dallojnë dot të ardhurat bruto nga ato neto, thjesht dinë t’i numërojnë”.