Ditën e djeshme vetë partia “Forca Italia” dhe mjeku personal i Silvio Berlusconit konfirmuan se ky i fundit ishte infektuar me koronavirus.

Fatmirësisht ai është në gjendje të mirë dhe ndodhet i izoluar në shtëpi. Sot është testuar pozitive edhe partnerja e re e Berlusconit.

Po ashtu edhe dy nga pesë fëmijët e tij janë gjithashtu pozitivë me COVID-19. Ata janë Luigi dhe Barbara Berlusconi, 36 dhe 31 vjeç.

Ata po qëndrojnë në izolim në vilën e ish-kryeministrit italian, në Sardenjë.

Pas përhapjes së lajmit ditën e djeshme se ai ishte infektuar, Berlusconi në një bisedë telefonike me një anëtare të partisë së tij konfirmoi se ai është asimptomatik dhe se “ai është i sigurt se edhe do ta kapërcejë këtë vështirësi”.