Një 19-vjeçar me inicialet S.B., është mbytur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ishte futur të lahej në rezervuarin e Novosejës, por nuk ka dalë më gjallë që aty.
Njoftimi i plotë:
Në fshatin Novosej, në rezervuar, dyshohet se është mbytur duke u larë shtetasi S.B., rreth 19 vjeç.
Menjëherë në vendin ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.





