Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme përsa i përket marrëdhënies së tij me Monika Kryemadhin. Në në intervistë për Syri Tv, teksa u pyet se si mund të bindi anëtarësinë dhe publikun se SPAK është i kapur nga Rama, kur nuk bind dot bashkëshorten e tij, Meta u shpreh se për shkak të kësaj deklarate zonja Kryemadhi është ish-bashkëshortja e tij tashmë.

Meta shtoi se sot ka ndjekur rrugën juridike dhe për këtë çështje ka njoftuar dhe djalin e tij, Besarin. Ai tha se punët në familjen e tyre ishin ndarë dhe me llogaritë ekonomike dhe lëvizjet financiare, merrej Monika Kryemadhi, pasi ai nuk kishte kohë për këto detyrime. I pyetur se nëse mendoni se Kryemadhi është e pafajshme, pse po kërkon divorcin, Meta ka dhënë arsyet e tij.

Ai ka shtuar se çështja e mandateve ka qenë një krisje shumë e madhe mes tyre. Meta tha se çështja e mandate është një krim për popullin shqiptar.

Më poshtë dokumenti që përmban padinë e Metës, të dorëzuar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.