Kryeministri Edi Rama, u ka rikujtuar qytetarëve dhe turistëve se mund të shkarkojnë aplikacionin TEA,që shërben si udhërrëfyesi digjital i Shqipërisë turistike.

Përmes një videoje promocionale të shpërndarë në rrjetet sociale, Rama tregon se ky aplikacion përmban kalendarin e eventeve me detajet përkatëse, akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon, si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur.

“Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më lehtë”, shkruan kreu i qeverisë.