Barnabas Varga pësoi një dëmtim të rëndë në takimin mes Skocisë dhe Hungarisë, me sulmuesin hungarez që përfundoi në tokë pas një përplasje në zonë dhe më pas u dërgua menjëherë për në spital.

Gjithsesi duket se lajme të mira vijnë nga Gjermania, me sulmuesin që është në gjendje të stabilizuar dhe është përmendur gjatë rrugës së tij për në spital.

Nga përplasja e tij me portierin Gunn dhe rënia në tokë, duket se i ka shkaktuar probleme Vargas me frymëmarrjen, duke shkaktuar panik në fushë, me disa nga shokët e tij të skuadrës që shpërthyen dhe në lot.