Ditën e sotme, Europiani Gjermani 2024 do të vazhdojë me ndeshjet e radhës të Grupit D.

Në Grupin D do luhen dy duelet e fundit, teksa tre skuadra janë në lojë për objektivat e kalimit në fazën e 1/8.

Në Dortmund, Franca luan me Poloninë. “Gjelat” luajnë me Mbappe nga minuta e parë, me sulmuesin që duket se ka lënë pas lëndimin dhe është gati për fushën e blertë. Franca me katër pikë mban vendin e dytë në grup, ndërsa Polonia vendin e fundit me asnjë pikë të grumbulluar.

Formacioni zyrtarë Francë-Poloni

Franca: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni, Rabiot; Dembele, Mbappe, Barcola.

Polonia: Skorupski; Kiwior; Dawidowicz, Bednarek; Zalweski, Szymanski, Zielinski, Moder, Frankowski; Urbanski, Lewandowski

Ndërkohë në “Olimpiastadion” të Berlinit, ‘Tulipanët’ e Holandës luajnë me Austrinë. Holanda mban vendin e parë në grup me katër pike, ndërsa Austria vendin e tretë me tre pikë.

Formacioni zyrtarë Francë-Poloni

Holanda: Verbruggen, Geertruida, Van Dijk, Ake, De Vrij, Depay, Gakpo, Reijnders, Veerman, Malen, Schouten.

Austria: Pentz, Wober, Posch, Seiwald, Arnautovic, Prass, Sabitzer, Grillitsch, Lienhart, Schmid, Wimmer.