Kombëtarja shqiptare u rikthye sot në Aeroportin e Rinasit pas eliminimit në Kampionatin Europian. Kuqezinjtë humbën mbrëmë ndaj Spanjës në Dusseldorf, duke mbyllur llogaritë në grupin B me vetëm një pikë, prej barazimit 2-2 ndaj Kroacisë.

Mesfushori i Kombëtares Klaus Gjasula, foli për mediat sapo ekipi i Shqipërisë u kthye këtë pasdite në Tiranë.

Gjasula komentoi autogolin, golin dhe performancën e ekpit në Euro 2024.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm. Jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë. Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë Evropian? Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin. Nota për kombëtaren? Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe. Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian”,-tha Gjasula.