Një pacient është hedhur nga kati i katërt i spitalit të Sanatoriumit dhe ka ndërruar jetë. Pacienti ishte i infektuar me Covid-19.
Bëhet e ditur se pacienti ishte 65-vjeç, kishte dy ditë i shtruar dhe ishte në gjendje të rëndë, por jo i intubuar.
Në muajin gusht ishte 29-vjeçari Xhino Koça që u hodh nga kati i tretë dhe ndërroi jetë, ndërsa ishte drejt rikuperimit.





