Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Prishtinë. Mësohet se në aksident është përfshirë një autobus dhe një makinë. Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë bëhet me dije se nga përplasja e mjeteve ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 14 të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti,” tha ai.