Vetëplagoset me armë një i moshuar në Krujë.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informon policia e Durrësit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.