Franca ka mundur në çerekfinale Portugalinë vetëm falë penalltive.

Sfida nisi me ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, teksa rastet munguan në të dyja pjesët.

Në shtesë, Portugalia pati disa raste me Ronaldon, Felix dhe Mendes, por pa mundur të gjenin dot rrjetën.

Të dyja ekipet iu drejtuan goditjes së 11-metfërshave, aty ku francezët nuk gabuan asnjë, ndërsa për portugezët nuk shënoi dot Felix, i cili u ndal nga shtylla.

Kështu Franca shkon në gjysmëfinale, aty ku do të gjejë Spanjën, ndërsa Portugalia eliminohet, me Ronaldon që e mbyll këtu Europianin e fundit.