Një ngjarje kriminale për një femër ka ndodhur në Greqi, me protagonist një shqiptar dhe një grek.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Paleochora, Chania, ku shqiptari që punonte aty afër ka goditur me thikë grekun, që ishte pushues.

Përleshja nisi për një femër në plazh, ndërsa shqiptari kreu krimin në sy të plazhistëve.

I plagosuri u transportua në qendrën shëndetësore Kandanos ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spitalin e Rethymnon nga ku u la i lirë të nesërmen.

Shqiptari është arratisur ndërsa prokuroria lokale ka ngritur ndaj tij akuzat e plagosjes dhe të armëmbajtjes pa leje.