Një prift 54-vjeçar nga Fiorentina, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronaviurist.
Sipas medieve italiane, prifti sapo është kthyer nga Shqipëria ku fillimisht shfaqi simptoma të koronavirusit ndërsa më pas u konfirmua se ishte infektuar dhe gjendja e tij shëndetësore u rëndua.
Ai aktualisht është shtruar në spitalin e kujdesit intensiv në Prato. Rasti u raportua tek autoritetet shëndetësore për të njoftuar njerëzit që ishin me të në bordin e tragetit që mbërriti të shtunën e kaluar në Bari.





