Bayern Munich po shfaqet shumë aktiv në merkato. Pas blerjes së Michael Olise pritet të zyrtarizohen edhe afrimet e Palhinhas, Xavi Simons dhe Tah, ndërkohë që me valixhe gati është Matthijs De Ligt. Mbrojtësi holandez ka dalë në merkato. Trajneri Kompany është pro shitjes së tij, me Manchester United që po punon për ta bërë pjesë të skuadrës së Erik ten Hag. Por ndryshe mendojnë tifozët bavarezë.

Shumica e të cilëve është kundër shitjes së 24-vjeçarit në Premier League. Rreth 60 mijë njerëz kanë firmosur një peticion ku i kërkohet drejtuesve të rekordmenëve të futbollit gjerman që të mos shesin qendërmbrojtësin holandez. “Ai është një mbrojtës i klasit botëror, ndoshta më i miri që kemi në skuadër. Gjithashtu ka një të ardhme të ndritur dhe premtuese, por edhe një mentalitet e pjekuri të admirueshme”, lexohet në qëndrimin e tifozëve të Bayernit.