Alvaro Morata edhe një herë tjetër ngre zërin dhe bën të qartë dëshirën për t’u larguar nga Atletico Madrid dhe Spanja.

Sulmuesi, edhe pse i fokusuar te Euro 2024, sërish gjen kohë për të lëshuar sinjale në merkato, aty ku ka interes nga Milan, por edhe ish-klubi i tij Juventus.

Së fundmi, Morata thekson se në Spanjë nuk e respektojnë dhe gjithnjë gjejnë një mënyrë për ta kritikuar.

“Nuk jam aspak i lumtur, në fakt e kam shumë të vështirë që të jem i lumtur në Spanjë. E di që ka shumë njerëz që presin që unë të ndëshkohem me kartonë pasi besojnë se pa mua në lojë është më mirë.

Unë e di që kam një jetë të bukur familjare, por kur vjen pun ate skuadra dhe sporti, nuk jam i lumtur. Është pak e vështirë për mua, ndjehem më mirë kur luaj jashtë Spanjës. Në Spanjë nuk më respektojnë”, u shpreh Morata.