Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zall Herr, ku pas një sherri mes 3 personash është qëlluar me armë zjarri, ku kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.
Dy personat e plagosur janë identifikuar si Rexhep Qefalia, 26 vjeç e Redin Myrto, 23 vjeç.
Burime nga policia thanë se gjate nje konflikti per motive të dobeta para një lokali në rrugë, një shtetas ka plagosur me pistoletë një 26-vjeçar si dhe ka goditur me qytë të pistoletës një shtetas tjeter 23-vjeçar, te cilet ndodhen per ndihme mjeksore jashte rrezikut per jeten.
Ndërhyrja e menjehershme e shërbimeve të policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit te dyshuar 34-vjecarit Klodian Beshiri.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën 34 vjecari Beshiri kreu plagosjen.





