PS dhe PD janë bërë bashkë duke pranuar rezolutën e propozuar nga PDIU që Greqia të heqë ligjin e luftës.
Rezoluta do të miratohet të enjten në Kuvend.
Mësohet se do të parashikohet edhe një hapësirë kohore për diskutim dhe debat, ku palët do të shprehin qëndrimet e tyre para se rezoluta të miratohet.
Më parë, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi kishte deklaruar se ligji i luftës sjell implikim me të drejtat e shqiptarëve.