Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një magazinë ushqimore në Pogradec. Bëhet me dije se nga flakët rrezikojnë banesat që ndodhen aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Mësohet se nga flakët fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.