Policia e Pogradecit ka ndaluar një furgon mallrash dhe brenda tij ka gjetur 27 emigrantë ilegalë nga vendet e Lindjes së Mesme.
“Sipas burimeve të siguruara ky furgon me drejtues një shtetas identiteti i se cilit nuk behet i ditur ka udhëtuar nga Bilishti ne drejtim te Pogradecit e me pas me destinacion kryeqytetin,nga i cili refugjatet zgjedhin te kalojnë ne një nga vendet e Evropës.
Te njëjtat burime shtojnë se ne pranga te policisë ka rene drejtuesi i mjetit tip furgon ndërsa kryhen veprime te mëtejshme proceduriale, për te identifikuar edhe persona te tjerë te dyshuar si te përfshirë ne transportin e paligjshëm kundrejt fitimit” – njofton policia.
Pjesa më e madhe e shtetasve të kapur janë kurdë, algjerian e maroken dhe vetëm pak prej tyre sirianë. Burimet thanë se kishte prej tyre që janë kapur shumë herë nga policia shqiptare dhe pasi janë rikthyer përsëri me shpresën për të kaluar në vendet e BE.





