Kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s në Uashington me një pamje të veçantë. Kreu i qeverisë shqiptare në foton familjare u shfaq i veshur me atlete të bardha të kombinuara me një kostum të errët.
Gjatë fotos tradicionale ku ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s, presidenti i Francës, Emmanuel Macron vuri re atletet e Ramës.
Mesa duket Macron i ka pëlqyer kombinimi i Ramës, duke i dhënë atij një “OK”.
Nuk është hera e parë që Rama vesh këpucë sportive në kontekste formale: ai në fakt njihet për veshjen e atleteve edhe në raste institucionale dhe takime zyrtare.