Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura 2 gra.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.