UEFA ka konfirmuar se Këpuca e Artë e Euro 2024 do të ndahet mes gjashtë lojtarëve nëse as sulmuesi anglez Harry Kane dhe as spanjolli Dani Olmo nuk shënojnë në finalen e së dielës.
Kane dhe Olmo janë mes lojtarëve që kanë realizuar 3 gola, së bashku me holandezin Cody Gakpo, gjermanin Jamal Musiala, Georges Mikautadze të Gjeorgjisë dhe Ivan Schranz të Sllovakisë.
Nëse Kane ose Olmo nuk i shtojnë numrat e tyre në Berlin, çmimi do të ndahet në vend që të përcaktohet nga një tregues tjetër, si p.sh. asistimet ose minutat e luajtura.
Kane barazoi nga penalltia në gjysmëfinalen e së mërkurës kundër Holandës dhe shënoi golin e fitores kundër Sllovakisë në të 16-a, si dhe shënoi në barazimin me Danimarkën gjatë fazës së grupeve.
Asnjë lojtar tjetër evropian në histori nuk ka shënuar më shumë gola në ndeshjet me eliminim direkt në finalet e turneut të madh sesa kapiteni i Anglisë, i cili ka fituar Këpucën e Artë në Kupën e Botës 2018 në Rusi me 6 gola.
Në këtë edicion të europianit Olmo, ka shënuar në tre ndeshje radhazi për Spanjën. Një ndaj Gjeorgjisë, Gjermanisë dhe Francës.
Edhe asistet e dhëna prej tij kanë qenë vendimtare në fitoret e kombëtares. Por për Këpucën e Artë ka edhe kandidatë të tjerë që mund të parakalojnë në xhiron e fundit si dyshja e mesfushës Fabian Ruiz dhe Jude Bellingham me nga dy gola secili.